Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për javën në emisionin “7pa5” në Vizion Plus.
Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për javën e parë të nëntorit: Shenja që do te zgjidhe te gjithe problemet e kaluara…
Java e parë e nëntorit nis me të djathën. Nga sot të gjithë do kenë një shije të mirë.
E nisim me Hënën, Hërkurin dhe Venusin te Shigjetarët. Mundësia për të patur nisje të reja është shumë e madhe.
Pjesa më e madhe duket sikur kanë nisur një javë me një agjendë të përmbushur me objektivat personale të tyre.
Është një javë që jep rezultate te ata që janë të përqëndruar në çështjet e tyre të rëndësishme.
Dashi
Marsi është në familjë të 5 me diellin. Ndryshoni, veproni për të zgjidhur çështje që kanë të bëjnë me punën ose ujdira për të arritur. Nga sot të marrin telefonin në dorë dhe të kërkojnë ujdirat që duan me çështje të rëndësishme profesionale. Shija e javës është që marrin situatën në kontroll, jo vetëm në drejtim të punës, por edhe në çështje personale. Pozicioni ku ndodhet është favorizues për dashin për të zgjidhur problematikat.
Demi
Kanë një ritëm të ngadaltë me këtë Mars të Luanët. Do e gjejnë veten duke harxhuar shumë energji dhe evoluimi ose hapat më tutje janë të padukshëm. Por për çfarë ndërtohet dhe strukturohet në çështje të punës, nuk e humbasin më. Kur jep rezultat, nuk ka më kthim pas. Ka zhvillime në agjendën e tyre e mërkura dhe në vazhdim përsa i përket anëve të tjera të jetës.
Binjakët
Kryefjala e javës është leku, nesër shoqëria dhe fundjava në lëvizje. Arrati brenda vendit. Mërkuri dhe Venusi ballë për ballë jush. Keni edhe planetin e fatit, do duhet të shfrytëzohet kjo javë për çështje shkresash, dokumentash dhe ujdish. Duhet të jeni shumë tolerant me komunikimin në raportet familjare dhe çiftet që nuk janë në raporte të konsoliduar ende. Në mes jave kanë një tendencë të jenë më të ashpër sec duhet.
Gaforrja
Organizimi i çështjeve që kanë të bëjnë me: trupin, shtëpinë, punën dhe jetën personale, nis që ditën e sotme në agjendë. Puna mbetet prioritet. Edhe sot është ditë mbylljesh detyrimesh. Keni një mënyrë të menduari më të ngarkuar se zakonisht. Duket sikur shija e 4 ditëshit të fundit ka mbetur në mendjen tuaj.
Luani
Përsa i përket marsit te vetja, është momenti për të dalë në krye. Për të drejtuar projektet e tyre dhe për të pasur vëmendjen. Do të duhet të qëndrojë larg thashethemeve apo ndikimeve dhe informacioneve që marrin nga të tjerët. Veprimet e sakta japin rezultate të shpejta.
Virgjëresha
Një Mars përmbyllës në këtë nëntor që do bëjë të mundur që çdo lloj problemi që kanë patur në jetën e tyre, në çdo lloj drejtimi jepet mundësia të mbyllen lehtësisht apo përgjithmonë. Ngjyrosja emocionale është pjesë e agjendës nga e mërkrua. Do ketë zhvillime shumë pozitive nga e enjta dhe në vazhdim. Të martë të mërkurë e gjejnë veten me miqë e me shokë në diskutime për karrierën.
Peshorja
Duket sikur ky Mars i jep mundësinë për të korigjuar. Si adresën e punës, statusin, emrin. Ndihmon shumë në çështjet e karrierës dhe ndikimit të tyre profesional. Vazhdojnë të merren sot ende me fundjavën dhe janë me një ritëm të lehtë.
Akrepat
Me Marsin në kulmin e Horoskopit të tyre, detyrimet praktike janë prioritet. Rezultati do jetë shumë i mirë. Ankesat do jenë të shumta dhe stresi do jetë prezent. Nga sot produktiviteti do jetë pjesë e shijes së të përditshmes. Kthim borxhes, shpërblim apo lekë nga të tretët do jetë shija e mirë e javës. Kujdes nga e mërkura dhe në vazhdimësi me çështjet e fizikut.
Shigjetari
Pavarësisht se është muaji i akrepave dhe dielli shkon te ta në datën 22, kjo javë u përkat Shigjetarëve pasi kanë Hënën dhe Mërkurin me vete. Një javë intensive me emocione dhe shije të ndryshime. Është një javë shumë e mirë për leje, letra, shkresa, shtëpi, konkretisht nëse duan të bëjnë ndryshime dhe arredime. Marsi te Luanët u jep mundësi Shigjetaëve për të bërë ndryshime thelbësore, në çështje që u përkasin korigjimeve të bashkëpunimeve.
Bricjapi
Do të nisin me Marsin te Luanët. Një vendosje që i ndihmon shumë për të qenë personazhe që do diskutohen në biseda sociale. Nga fundjava dhe në vazhdimësi e gjejnë veten me zgjedhje ose jo në qendër të vëmendjes. Kjo do jetë për mirë. Gjatë gjithë javës do merren me projekte dhe detyrime që i kanë patur të qarta që më parë. Nëse do diskutohet një punë, nëse do ketë një nisje projekti, janë të strukturuara gjatë muajve shtator-tetor. Vështirësia dhe presioni i javës do jetë në shërbim të evolimit të tyre. Nuk duhet të heqin nga mendja deri më 19 nëntor, ujditë e rëndësishme që kanë në plan për ekonominë, shtëpinë apo trashëgiminë
Ujori
E nisin javën me një shijë të çuditshme që vjen nga problematika të vogla. Nuk kanë terezi për të dëgjuar apo toleruar të tjerët. Në brendësi të javës rritet vetëbesimi, janë më stabël në përditshmëri dhe bën që të jenë bashkëpuntorë të mirë dhe evolues. Ky muaj me Marsin te Luanët rrit vetëbësimin dhe i bëjn ujorët të ndihen me gotën gjysëm plot.
Peshqit
Duket sikur janë të tkurrur në botën e vet. Me tendencën për të qenë të shmangur nga grupimet. Kjo zgjat deri të enjten. Nga sot do vendosin në agjendë atë që i intereson, si me banka, ekonominë apo shëndetin. Qëllimi i javës është të rigjejnë ekulibrat e tyre./vizionplus.tv