Taika Nelson, këngëtarja dhe motra e Prince, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar familja e saj dhe konkretisht djali i saj tha për The Star Tribune, se nëna e tij kishte ndërruar jetë, por pa bërë të ditur shkakun e vdekjes. Kushëriri i saj, Charles ‘Chaz’ Smith, shkroi gjithashtu në Facebook:
“Familja jonë është shumë e pikëlluar për të ndarë lajmin për humbjen e Taika Evene Nelson, e cila ndërroi jetë mëngjesin e sotëm”.
Taika ishte motra e Prince dhe vajza e John L. Nelson dhe Mattie Shaw Nelson. Në qershor, ajo u detyrua të anulonte koncertin e saj të fundit përpara se të tërhiqej përgjithmonë nga muzika për shkak të problemeve shëndetësore.
Karriera e saj përfshinte katër albume nga viti 1988 deri në 2011, duke përfshirë “Royal Blue” (1988) dhe “Hustler” (2011). Në një intervistë me Minnesota Star Tribune, Taika pranoi: “Unë kurrë nuk kam qenë këngëtare. Unë jam një shkrimtare. Më ndodh të këndoj dhe më pëlqen”.
Taika po përgatiste edhe një autobiografi, ndërsa daljen e saj të fundit publike e kishte në vitin 2018, në Australi,
në një performancë kushtuar Princit. Në një intervistë të asaj kohe, ajo foli për ndikimin e thellë të vëllait të saj në muzikë. Kënga e saj ‘End Of The Road’, kushtuar prindërve dhe Princit, u regjistrua një vit pas vdekjes së tij në Paisley Park.