Marramendese! Behuni Gati Shqiptare Ndodhia e MOTIT qe mùnd te Ndodhe ne Nentor

Photo of author

By admin

Edhe pse kemi hyrë në muajin nëntor, edhe këtë javë nuk pritet të ketë reshje shiu. Muaji Nëntori nisi me temperatura të larta, Hakil Osmani bënë parashikimin e BUJSHEM se cfarë na pret këtë javë.

Meterologu i Meteoalb, Hakil Osmani thotë se moti do të jetë i qëndrueshëm, teksa temperaturat do të jenë deri në 25 gradë.

“Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë 24 orësheve,

duke bërë që kjo fillim jave të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime të cilat, më të dukshme, pritet të jenë në ultësirën perëndimore në orët e para të ditës, ndërsa pasditja, herë pas here, sjell kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të shpeshta do të jenë në zonat malore.

Përsa i përket pjesës së dytë të javës, parashikohen që vranësirat të bëhen disi më prezente dhe të shfaqen edhe në qytetet e zonës së ulët dhe vijën bregdetare, por më të fokusuara mbeten në zonat veriore dhe në shtrirjen lindore, por nuk pritet të kemi mundësira për reshje.

Përsa i përket temperaturave të ajrit, në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mbrëmjes do të kemi temperatura të freskëta, pasi presim vlera minimale në qytetet e zonave malore, në zero apo 1 gradë celcius. Maksimumet do të kemi në vlerat 24-25 gradë”, theksoi ai.