Cpo Ndodh me Arbanen? Moderatora e Shqiptareve Sapo dha Lajmin BEFASUES

Photo of author

By admin

Ndonëse në intervistat e saj, apo në rrjetet sociale, ajo nuk ka pranuar të ndajë shumë detaje, duket se puna ka nisur.

Vetëm pak ditë më parë Arbana dhe Olta Gixhari kanë postuar foto së bashku gjatë kësaj kohe, ku aktorja ka shkuar në xhirimet e Arbanës, ndërsa në një postim në Instastory shkruan:

“S’po them gjë”, duke e ruajtur deri në fund elementin surprizë të projektit të ri.

Menjëherë pas këtij postimi, ndjekësit nisën të aludojnë se Olta do të jetë pjesë e projektit të ri të Arbanës, ndërsa asnjëra nuk ka konfirmuar ende asgjë, duke e shtuar edhe më shumë suspancën.

Deri më tani, gjithçka që dihet është fakti se në këtë rikthim, Arbana do të ketë një format që ka edhe pak reality brenda.

Ndonëse ky është viti i dytë që prezantuesja nuk është më në moderimin e “Big Brother”, Arbana ka vendosur që në formatin e ri që po sjellë të ketë brenda edhe pak ‘Big Brother’, natyrisht duke sjellë një tjetër formulë, ndryshe nga ajo që më herët moderonte. Veç Olta Gixharit, duket se të ftuarit e famshëm të saj nuk do të mungojnë, edhe në episode të tjera, duke gërshetuar kështu historitë njerëzore me emrat e famshëm të showbizzit.

Mesa duket formati i ri i Arbanës, nuk do të ketë vetë kaq, por shumë muzikë dhe shumë emocione të forta për të përcjellë. Deri më tani, artistë të ndryshëm janë parë pranë saj, si për të përforcuar idenë, se ata do të jenë pjesë e formatit të ri që pritet të dalë në transmetim. Kujtojmë se në një intervistë të fundit në ‘Oxygen’ me Besim Dinën, Arbana foli lidhur me rikthimin e saj, e duket se koha e pritjes nuk do të jetë më shumë e gjatë.

Moderatorja Arbana Osmani ka folur për planet e saj të ardhshme në televizion, pas më shumë se një viti shkëputje nga ekrani. Moderatorja, në një intervistë për emisionin ‘Oxygen’, është shprehur se do të bëjë diçka që nuk e ka bërë përpara, që do të përfshijë gjithçka që ka bërë përpara.

“Po përpiqem të bëj diçka që nuk kam bërë përpara, me gjithçka që kam bërë përpara. Pra, pak ‘Big ‘Brother, pak reality, pak ‘Dua të të bëj të lumtur’, pak ‘1001’ pse, pak muzikë, pak festival. Unë kam pasur fatin të bëj shumëllojshmëri programesh dhe të gjitha kanë nga pak unë, pak Arbana. Unë jam emocionale, e bëj me pasion. Asgjë nuk e bëj për kot. Dua të kënaqem”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse bëhet fjalë për hapjen e një podcasti, Arbana e mohoi duke thënë ‘jo’. Arbana ka pasur një karrierë të pasur me projekte të ndryshme, dhe ajo ndan se çdo program që ka bërë ka reflektuar pjesë të personalitetit të saj.

“Kam pasur fatin të drejtoj programe të ndryshme dhe të gjitha përmbajnë pak nga unë. Jam një person emocional, e bëj gjithçka me shumë pasion dhe përkushtim. Asgjë nuk e bëj kot; dua që gjithmonë të kënaqem në atë që bëj”, shtoi ajo.

Pas përfundimit të sezonit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, moderatorja vendosi të bëjë një pauzë nga televizioni dhe iu përkushtua biznesit, duke hapur një rrjet restorantesh që tashmë operon në disa pika në Shqipëri dhe Kosovë. Me rikthimin e saj në ekran, fansat e saj presin me padurim të shohin se çfarë risie do të sjellë Arbana këtë herë.