TIRANË– Mbrëmjen e kësaj të diele ka ndodhur një aksident i rëndë në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Treshit, ku për pasojë ka mbetur një viktimë ndërsa një individual tjetër është plagosur rëndë.
Vihet re edhe nga pamjet, që në aksident janë përfshirë 3 automjete, ku një prej makinave ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës dhe një tjetër përmbys.
Nga informacionet paraprake ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa policia është në terren dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./Radar.al